Vizita në Bjellorusi për krizën/ Rama u përgjigjet ‘shqipeve të vrerosura’: S’do shkoj për ‘selfie’, lidershipi ynë i OSBE ka fituar respekt

Kryeministri Edi Rama, ka marrë miratimin e BE, që OSBE të ndërhyjë në zgjidhjen e krizës në Bjellorusi, pas protestave që kanë shpërthyer atje.

Opozita bjelloruse dhe BE nuk e njohin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, ndërsa kryeministri u vetëofrua si kryetar i OSBE për të shkuar atje për takime dypalëshe për zgjidhjen e krizës.

Përmes një reagimi në Twitter, kryeministri iu është përgjigjur “shqipeve” që sipas tij janë vrerosur që ai nuk ka shkuar ende në Minsk.

Rama sqaron se po ndërmjetësohet, ndërsa shprehet se “Unë jam krenar për faktin se megjithë kohën e mallkuar të pandemisë, lidershipi ynë i OSBE ka kryer me sukses punën e premtuar dhe ka fituar respekt e besim ndërkombëtarisht, çka e tregon qartë edhe referimi i BE-së ndaj ofertës së OSBE për Minskun.”

Reagimi i Ramës

Disa shqipe të politikës së madhe që fluturojnë lart, po vrerosen pse nuk kam shkuar në Minsk dhe ia paskam humbur një shans Shqipërisë! Në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve.

Dhe si gjithnjë, ndërkohë që BE-ja si e tërë e disa shtete kryesore të saj e kanë mbështetur nismën e Shqipërisë dhe po punojnë ngushtësisht me ne, prej ditësh për ta marrë mundësuar misionin atje, shqipet në fjalë hedhin glasa mbi Shqipërinë nga lartësia e padijenisë së tyre!

Unë jam krenar për faktin se megjithë kohën e mallkuar të pandemisë, lidershipi ynë i OSBE ka kryer me sukses punën e premtuar dhe ka fituar respekt e besim ndërkombëtarisht, çka e tregon qartë edhe referimi i BE-së ndaj ofertës së OSBE për Minskun.

Nuk i kemi bërë publike komunikimet e shpeshta të këtyre ditëve me aktorë të niveleve të larta në BE e jo vetëm, sepse kjo është natyra e punës në këtë fazë, por dua t’i siguroj të gjithë të interesuarit për këtë temë se Shqipëria po bën vërtetë më të mirën, bashkë me Suedinë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT