Tensionet në Bjellorusi/ Lukashenko refuzon ofertën e Edi Ramës për ndërhyrjen e OSBE

Situata vijon të jetë e nxehtë në Bjellorusi, me popullin që refuzon të njohë zgjedhjet e fituara nga Presidenti Aleksandar Lukashenko, duke i cilësuar të vjedhura.

Kjo çështje është shtrirë edhe më gjerë me liderët ndërkombëtarë që janë ulur të diskutojnë për zgjidhjen e krizës.

Edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE, ka ofruar një vizitë dhe një takim me qeverinë dhe opozitën në Bjellorusi për të gjetur një zgjidhje nëpërmjet dialogut.

Por gazetarja franceze Sylvie Kauffmann shkruan në një status se Makron dhe Merkel kanë pasur biseda me Putinin për ndërmjetësimin e OSBE-së dhe lideri rus ka rënë dakord.

Ajo shton se presidenti bjellorus Lukashenko është kundër dhe nuk dëshiron të flasë për organizata të huaja.

“Makron dhe Merkel për Bjellorusinë: Kemi pasur disa biseda me Putinin. Kemi sugjeruar ndërmjetësimin e OSBE-së.

Putin është dakord, ndërsa Lukashenko nuk ka dëshirë për këtë ndërmjetësim”, shkruan gazetarja franceze.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT