Mediat serbe jehonë kualifikimit të Tiranës: Ndeshje “ferri” për Crvena Zvezdën javës tjetër në Shqipëri

Gazeta serbe ‘Kurir’ menjëherë pas kualifikimit të Tiranës në raundin e dytë eliminator të Champions League ka pasqyruar lajmin pasi ndeshja e ardhshme e kampionëve të Shqipërisë do të jetë pikërisht me kampionët e Serbisë Crvena Zvezda.

Kurir shkruan se ndeshja do të zhvillohet me 25 gusht në orën 20:00 në ‘Air Albania’, por ‘shton se pavarësisht se do të jetë pa tifozë, do të jetë një 90 minutësh ferri’.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT