Rusia zbardh telefonatën: Çfarë i kërkoi Lavrov Ramës për zgjidhjen e krizës

Ambasada ruse në Tiranë ka zbuluar detaje nga telefonata mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Dy personalitetet diskutuan rreth krizës që ka përfshirë Bjellorusinë, me popullin që refuzon të pranojë fitoren e Lukashenkos në zgjedhje, duke i konsideruar të vjedhura.

“Më 20 gusht, me iniciativën e palës shqiptare, u zhvillua një bisedë telefonike midis Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama,” shkruan ambasada ruse.

“Palët diskutuan mbi situatën në Bjellorusi në kontekstin e propozimeve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së për të kontribuuar në zhvillimin e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës. Ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t`u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë, në mënyrë që të shmanget përvoja e trishtë e “ndërmjetësimit evropian” në Ukrainë në shkurt 2014.

Bashkëbiseduesit rikonfirmuan rolin e rëndësishëm të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin e brendshëm ukrainas, duke përfshirë nevojën për të përgatitur raporte objektive për atë që po ndodh në të dyja anët e linjës së kontaktit në Donbas,” përfundon deklaratën ambasada.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT