Një shqiptar zgjidhet sërish në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Talat Xhaferi i BDI është rizgjedhur kryetar i Kuvendit me 62 vota pro. Edhe për 4 vitet e ardhshme Parlamenti i Maqedonisë së Veriut do të drejtohet nga një shqiptar.

Për herë të dytë radhazi, apo praktikisht tashmë për 8 vite Maqedonia e Veriut në krye të Parlamentit do të ketë një shqiptar.

BDI fitoi sërish kryeparlamentarin prej marrëveshjes për qeverinë me LSDM, por jo vetëm kaq edhe 6 ministri si dhe kryeministrin për 100 ditët e fundit të mandatit.

BDI dhe LSDM do të drejtojnë sërish bashkë qeverinë e Maqedonisë së Veriut si në 4 vitet e shkuara, teksa Zaev do të jetë kryeministër për 4 vite.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT