Thellohet bilanci/ 5 të vdekur nga Covid në 24 orë, shtohen ndjeshëm rastet e reja

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 837 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 156 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 11 raste në Krujë dhe Kukës, nga 10 raste në Durrës, Fier, Lezhë, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Elbasan, Lushnje, Tropojë, 5 raste në Berat, nga 4 raste në Has, Librazhd, Kamëz, Patos, nga 3 raste në Devoll dhe Vlorë, 2 raste në Mirditë, nga 1 rast në Kurbin, Pukë, Divjak, Shijak.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 88 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4184, që nga fillimi i epidemisë.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 pacientë, një 47 vjeçar nga Shkodra, një 53 vjeçare nga Fieri, një 57 vjeçar nga Lezha, një 78 vjeçar nga Kukësi , një 78 vjeçar nga Elbasani.