Ambasada Amerikane: Po ndihmojmë për fortifikimet e lashta në Krujë, Durrës dhe Prezë

800 mijë dollarë do të shkojnë për restaurimin e fortifikimeve të lashta shqiptare në Krujë, Durrës dhe Prezë, të cilat u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi edhe 51 viktima në njerëz.

“Programi i Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore i Departamentit të Shtetit po ndihmon në restaurimin e fortifikimeve të lashta shqiptare në Krujë, Durrës dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 19 nëntorit.

Me një grant prej 800,000 dollarësh, programi Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore do të mbështesë stabilizimin kritik të strukturave, studimin për ruajtjen e secilit nga fortifikimet dhe rindërtimin e pjesëve të dëmtuara. Mësoni më shumë mbi projektin dhe rëndësinë e fortifikimeve”, shkruan Ambasada Amerikane.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT