Tetë deputetë kundër/ Përplasje në partinë e Ali Ahmetit, flet numri dy i BDI: Spekulime, vota do e tregojë

Pas përfundimit të zgjedhjes së kreut të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, shqiptarit Telat Xhaferri, qeveria e mandatuar e Zoran Zaevit, do të duhet të bëjë betimin, por edhe votbesimin në Parlament.

Disa media shqiptare në Shkup, shkruajnë se ka një përplasje mes fraksioneve të BDI-së, pasi ka pasur pakënaqësi për ministrat e rinj.

Siç bën të ditur Ina, ekziston një pakënaqësi e ish-kreut të bashkisë së Çairit, (pjesës shqiptare të Shkupit), Izet Mexhiti, i cili priste të zgjidhej numri dy i qeverisë së re.

Përflitet se tetë deputetë janë kundër emrave të ministrave dhe për tepër kontestojnë emrin e Artan Grubit.

Grubi i përket teknokratëve të BDI-së që kanë hyrë në parti pas kohës së luftës, duke pasur një karrierë ndërkombëtare. Ai mësohet se është njeriu që mban kontaktet me kancelaritë perëndimore dhe ka qenë i rëndësishëm sidomos gjatë krizës së vitit 2016.

Ndërkaq, i pyetur nga “Shqip”, Grubi thekson se nuk ka probleme brenda grupit të BDI-së dhe së shpejti kjo do të vihet re gjatë votimit.

“Mund të them se këto lajme jashtë vijim spekulimesh mediatike, ne jemi një forcë politike që vendimet gjithmonë i marrim kolegjialisht dhe çdo problem zgjidhet brenda forumeve partiake”, deklaroi Grubi për “Shqip”.

Në lidhje me pakënaqësitë apo versionet që mund të dalin nga anëtarë dhe degë të ndryshme të partisë siç është ajo e Çairit apo Sarajit, drejtuesi i BDI-së e cilëson një proces./Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT