“Covid nuk është pjellë e propagandës”/ Shpërthen mjeku Kalo: Shihni si janë shkatërruar…(Foto)

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo ka bërë një apel të fortë për të gjithë qytetarët në këtë situatë të vështirë për vendin tonë dhe mbarë botën.
Kalo thekson fort se njerëzit duhet të binden që Covid-19 nuk është pjellë e propagandës, por një rrezik real që i kanoset njerëzimit.
Ai bën thirrje që të respektohen masat, duke publikuar edhe një foto ku tregon shkatërrimin e mushkërive nga ky virus i rrezikshëm.
Postimi i Kalos
PO FLASIM dhe sensibilizojmë përditë “il poppolo Albanese”, për t’a NDËRGJEGJËSUAR atë apo thjesht që ai të mos e vrasë fare mëndjen, duke mos kuptuar se PAPËRGJEGJSHMËRIA e çdokujt prej gjallesave dykëmbore të tij, rrezikon jo vetëm jetën e tij, POR të gjithë atyre që frymojnë pranë tij: nëna apo babai, gruaja apo fëmijët, motra apo vëllai, miqtë e shokët, kolegët apo kalimtarët….
NUKU ju kushton aspak të mbuloni fytyrën tuaj në mjedise të mbyllura sikundër janë Autobuzët urbanë, sepse aty më shumë se kudo jeni shumë-shumë të ekspozuar ndaj infeksionit Covid-19…..Ditët po i afrojnë fundit të muajit Gusht, dhe më 14 Shtator fëmijët tanë u rikthehen bangave të munguara aq shumë të shkollës….ME SJELLJET tona të palogjikëshme dhe të papërgjegjëshme çfarë shembulli po u ofrojmë atyre….
SJELLJA e QËNDRIMI i tyre në mjediset kolektive të shkollave NUKU do të jetë gjë tjetër, veçse një pasqyrim i sjelljeve e qëndrimeve të tanishme të prindërve e të afërmve të tyre në mjediset kolektive…..
Po shfrenimet nëpër plazhe e gëzimet dasmore, a NUKU mundet t’i evitojmë???….NËSE pretendojmë ti bashkohemi civilizimeve fqinjësore europiane, na DUHET disa gjëra edhe t’i mësojmë prej tyre e të heqim detyrimisht nga shpina qëndrime e sjellje jo të përputhshme, me rrezikshmërinë e kohëve kovidiane që po NE po përjetojmë… NUKU është një shaka por është një “flamë vrastare”….
MJAFTON t’i hidhni një sy imazhit të skanerit për të kuptuar se sa “rrënues” është për shëndetin tonë një virus i tillë, që shumë prej jush ende e marin mëndjelehtësisht ose edhe më keq si një pjellë e PROPOGANDËS apo e TEORIVE KONSPIRATIVE….
MOS harroni se NDËRKOHË që shumica e juaj po ripërtërini energjitë tuaja buzë detit, rrugicave të Liqenit artificial, nëpër zonat plot freski të pyjeve e lumenjve të këtij vendi të begatë, janë dhjetra e dhjetra Mantelbardhë, Infermjere, Imazheristë, Farmaciste, Administratore, Koordinatore, Laborante, Barrelmbajtës, Punonjës Rendi që KANË muaj e muaj pa asnjë ditë pushimi, PËR TË VIGJILUAR për shëndetin tuaj, që të mundet të përballoni sfidën e rrezikshme me virusin sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës Sars-Cov2/Covid-19…..
NA MIRËKUPTONI dhe BASHKOJUNI përpjekjeve tona, sepse vetëm e vetëm në këtë mënyrë do ja dalim mbanë kësaj sfide….Together forever!!!