FOTO: Kur Kazantzaqis citohet në majë të Valbonës dhe një tekst i çuditshëm që ka nevojë për korrigjime në tabelën e sapovendosur në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë

Kush e ka bërë me këmbë rrugën që ndan Luginën e Valbonës nga ajo e Thethit, e njeh vendin ku është vendosur kjo tabelë.

Është maja më e lartë që bashkon dy Parqet Kombëtarë, një nga zonat më të bukura të Shqipërisë.

Rrugëtimi rreth 7 orë maleve që të nxjerrin nga Valbona në Theth shoqërohet me disa tabela të thjeshta ndihmuese, por kjo që është dërguar në DITA nga një grup turistësh vendas është më e dukshmja mes tyre.

Ajo është vendosur vetëm pak ditë më parë dhe në fotot e dërguara në redaksi duken punonjësit që po e montojnë.

Bie në sy që në majë të Valbonës citohet shkrimtari grek Kazantzakis, një veprim ky vërtet mbresëlënës veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve të fundit mes dy vendeve.

“Qielli është këtu, njeriu im i mirë, Zot mos më jep ndonjë parajsë tjetër”. Kjo këngë e marrë nga Liria dhe Vdekja e Nikos Kazantzakis tingëllon veçanërisht e vërtetë kur jeni në mes të Parkur Kombëtar të Thethit dhe atij të Valbonës” – shkruhet në tabelë.

Mënjanë këtë, teksti në shumë rreshta ka gabime drejtshkrimore e logjike që duhen korrigjuar.

“Udhëtimi në këmbë është shumë  e kërkuar, por padyshim më e dobishme. Ky udhëtim 6-7 orë përfshin ngjitjen në kalimin në Valbonë në këmbë dhe mos e marrë lehtë kur jua themi, ju çon në malet e larta. Ju keni mbëritur dhe këtu fillon pjesa ku mund t’ju duhet të vidhosni veten” – shkruhet aty.

Dhe më poshtë vijon duke ngatërruar “të largët” me “largpamës” etj:

“Për udhëtarin më cinik këto mite mund të duken largpamës, por ato që nuk mund të mohohen janë pikëpamjet magjike dhe të botës tjetër që banojnë në këto parqe kombëtare”.

Teksti i plotë:

“Parku Kombëtar kombinon bukurinë e maleve me lumenj madhështorë, ujëvara dhe laguna të mrekullueshme si imagjinata blu. “Qielli është këtu, njeriu im i mirë, Zot mos më jep ndonjë parajsë tjetër”. Kjo këngë e marrë nga Liria dhe Vdekja e Nikos Kazantzakis tingëllon veçanërisht e vërtetë kur jeni në mes të Parkur Kombëtar të Thethit dhe atij të Valbonës. Udhëtimi në këmbë është shumë më e kërkuar, por padyshim më e dobishme. Ky udhëtim 6-7 orë përfshin ngjitjen në kalimin në Valbonë në këmbë dhe mos e marrë lehtë kur jua themi, ju çon në malet e larta. Ju keni mbëritur dhe këtu fillon pjesa ku mund t’ju duhet të vidhosni veten. Dy maja spektakolare vëshojnë mbi Parkun Kombëtar të Thethit: Jezerca dhe malet e Namuna. Dikur kjo e fundit ishte e famshme për pritjen e nimfave, perëndeshave dhe qenieve të tjera mitike. Për udhëtarin më cinik këto mite mund të duken largpamës, por ato që nuk mund të mohohen janë pikëpamjet magjike dhe të botës tjetër që banojnë në këto parqe kombëtare”.

Më poshtë, pamjet e dërguara në redaksinë e DITA nga grupi i turistëve që kanë qenë të pranishëm në momentin e vendosjes së tabelës:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT