Ndeshja me Tiranën për Champions/ I rrethuar nga policia, ekipi serb zbarkon në Shqipëri (VIDEO)

Ekipi serb i Crvena Zvezdas, i cili do të luajë nesër në turin e dytë të Champions Leagues ndaj Tiranës, ka zbritur në tokën shqiptare dhe është nisur drejt hotelit ku do të akomodohen
Një ndeshje që do të jetë e ndezur edhe për vetë historinë e të dyja shteteve. Crvena ka zbritur në tokën shqiptare duke u shoqëruar nga policia deri te hoteli.
Në pasditen e sotme do të kenë edhe stërvitjën e parë në “Air Albania”. Vlen të përmendet fakti se ekipi serb ka vazhduar procedurat e lëvizjes pa pasur asnjë vonesë të panevojshme apo incident në tokën shqiptare.