VIDEO/ Fanatiksat e Tiranës “provokacija” serbëve të Crvena Zvezda, u ‘prishin’ gjumin në hotel

Ekipi i Cërvena Zvezda mbërriti dje në Shqipëri, pasi sot luan përballë Tiranës, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Menjëherë pas mbërritjes serbët u akomoduan në një nga hotelet në qendër të Tiranës, ndërsa në konferencë për shtyp trajneri Stankoviç theksoi se ishte ndjerë mirë dhe nuk kishte pasur ngacmime.

Por tifozët e zjarrtë të Tiranës, “Tirona Fanatics” i kanë bërë një “surpriz” futbollistëve të Zvezdës me anë të fishekzjarreve, të cilat bënë mjaftueshëm zhurmë për të thyer qetësinë e zakonshme të mbrëmjes.

“Koha për t’u zgjuar”, shkruajnë ata në postimin e bërë në Facebook.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT