Pesë të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, shkon në 259 numri i viktimave

Pesë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri 24 orët e fundit, duke e çuar kështu numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 259.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 2 nga viktimat janë nga Korça, 1 nga Tirana, 1 nga Durrësi dhe 1 nga Lezha.

“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar nga Tirana, një 73 vjeçar dhe një 81 vjeçar nga Korça, një 75 vjeçar nga Lezha, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.”, njoftoi ministria e Shëndetësisë.

160 pacientë në spital

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 160 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 38 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.

Apeli i Ministrisë

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT