Iu mbajt rroga për shkak të pandemisë, Murrizi dhe Roshi padisin Kuvendin e Shqipërisë

Dy deputetët e opozitës parlamentare, Myslim Murrizi dhe Artur Roshi, kanë paditur Kuvendin e Shqipërisë.
Kuvendi vendosi që në muajin mars, për shkak të pandemisë, deputetëve t’u mbahej 50% e rrogës për 3 muaj.
Por Roshi dhe Murrizi e kundërshtuan këtë vendim të Byrosë e Kuvendit.
Ata janë shprehur se kjo është një e padrejtë që u është bërë nga institucioni, prandaj kërkojnë anulimin e vendimit të nr 44 në datë 02/04/2020.
Sipas këtij vendimi deputetëve do t’u mbahej 50% e pagës neto vetëm për 3 muaj.