Izet Haxhia kallëzon në SPAK drejtorin e Burgjeve: Më mban në izolim duke më ushtruar presion psikologjik

Izet Haxhia ditën e sotme ka kallzuar në SPAK drejtorin e Burgjeve, Agim Ismaili.

Bëhet me dije se Haxhia i ka bërë kallëzim penal Ismailit për shpërdorim detyre.

Sipas Haxhias, drejtori i Burgjeve po e mban në izolim duke i ushtruar presion psikologjik.

Kujtojmë që Izet Haxhia është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Azem Hajdarit, por ai nuk e ka pranuar akuzën dhe kërkon rigjykim me pretendimin se zotëron prova të reja. Pas ekstradimit nga Turqia, Izet Haxhia fitoi të drejtën e rigjykimit, pasi ishte dënuar në mungesë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT