Draftet: Ja marrëveshjet që priten të firmosen në Uashington e Bruksel nga Serbia e Kosova

Mediat serbe bëjnë të ditur se ka një garë mes Brukselit dhe uashingtonit për të arritur një marrëveshje më të qëndrueshme mes Prishtinës dhe Beogradit. Ndërsa më 27 gusht do të mblidhen ekspertët në Bruksel, takimi i presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës do të zhvillohet në shtator, por data ende nuk është vendosur, sipas gjasave do të varet nga zhvillimet në SHBA.
Televizioni serb b92 thekson se takimi i Shtëpisë së Bardhë mund të zhvillohet më 4 shtator pikërisht që në të të marrë pjesë presidenti amerikan Donald Trump.
Takimi midis Serbisë dhe Kosovës u njoftua nga Richard Grenell, i dërguari i Trump për dialogun, dhe ai është i organizuar nga Robert O’Brien, këshilltar i presidentit për sigurinë kombëtare.
Por, problemi është se cilat do të jenë objekte të takimeve të Brukselit dhe Uashingtonit. Gazeta e pavarur e Beogradit Danas thekson se dy do të jenë pikat apo çështjet që do të synojnë dy takimet: ndërsa në Uashington pritet të arrihet një marrëveshje në parim paqeje mes Kosovës dhe Serbisë, parashihet edhe një marrëveshje për zonat e lira ekonomike, ndërsa BE pritet që të avancojë më tej, duke përcaktuar një marrëveshje njohjeje të ndërsjelltë dhe ku parashikon sanskione kush nuk e zbaton.
Por sipas mediave serbe, marrëveshja europiane parashikon një riaktivizim të Asocacionit të Komunave serbe, çka do të jetë e vështirë për tu pranuar në Prishtinë./Shqip