Gazetari shkon në stadium me shallin e Kosovës: Besoj nuk është provokacija (FOTO)

Gazetari Artan Hoxha ka qenë në stadiumin “Air Albania” ditën e sotme për të parë ndeshjen Tirana – Crvena Zvezda.
Por ajo që është vënë re ka qenë një shall i gazetarit me flamurin e Kosovës, me të cilin ai ka postuar foto në rrjetet sociale dhe ka përshëndetur të gjithë shqiptarët.
“Nje pershendetje nga Stadiumi “Arena Kombetare”, per te gjithe bashkekombasit tane, shqiptare te Kosoves, gjate ndeshjes per Champions League, Tirana-Crvena Zvezda…
Nje KOMB, nje GJUHE, nje FLAMUR…Besoj nuk eshte nje provokacija..”, shkruan gazetari.
Fatkeqësisht Tirana nuk ia doli të mpsohte serbët, por fotot e gazetarit me shumë mundësi do të bëjnë xhiron e rrjetit dhe do të shkojnë deri në Serbi, si një tjetër “provokacija” nga shqiptarët.