Irritohen filoserbët/ Rama përshendet Gjukanoviç në gjuhën shqipe e malazeze (VIDEO)

Teksa zgjedhjet në Mal të Zi po afrojnë, kryeministri shqiptar Edi Rama ka dalë në mbështetje të Presidentit malazez, Milo Gjukanoviç.
Kreu i qeverisë shqiptare duke folur edhe disa fjalë në gjuhën malazeze, u bën thirrje qytetarëve fqinjë të votojnë për Gjukanovic në mënyrë që Mali i Zi të vazhdojë zhvillimin.
“Nuk do e bëja këtë nëse nuk do e ndeja thellësisht lidhjen e veçantë midis dy vendeve vëllazërore, partive tona simotra, dhe e them për të gjithë ju nga ana ime dhe e Milo Gjukanovic, për rëndësinë e madhe që ka për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin, mbi vendimin që malazezët duhet të marrin në ditët që vijojnë. Do doja të flisja në gjuhën tuaj por di shumë pak, dua të falenderoj Milon që ekziston, jo vetëm për Malin e Zi por edhe për Shqipërinë e Kosovën dhe të gjithë rajonin.
Ajo që Milo ka bërë duhet të bëjë krenar çdo qytetar malazez, dhe t’i bëjë prindërit të ndihen të sigurtë për fëmijët e tyre. Ai ka dhënë kontributin e çmuar për Malin e Zi në rrugën europiane.
Mos bëni gati të bëni hapa prapa. Këto zgjedhje janë vendimtare për Malin e Zi. Nuk ka asnjë sot që ta çojë Malin e Zi përpara si Milo që e ka shpëtuar shumë herë. Votojeni që të vazhdojë punën e mrekullueshme që e ka bërë Malin e Zi të lulëzojë. Zoti bekoftë Malin e Zi në çdo hap” tha Rama.