Nisin gjobat e pandemisë në Kosovë, 35 euro kush nuk mban maskë, 2 mijë euro për organizim dasmash

Me ligjin anti Covid-19 në Kosovë parashikohen gjoba për ata që nuk i respektojnë vendimet e organeve kompetente.

Gjoba janë vendosur edhe për personat që nuk vendosin maska.

35 euro është gjoba për personat që nuk mbajnë maska dhe nuk respektojnë ligjin.

“Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro”, thuhet në ligj.

Sot është publikuar në Faqen Zyrtare ligji për pandeminë, i miratuar në Kuvend të Kosovës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT