Presidenti kroat e përdori për të takuar Ramën në Shqipëri, brenda jahtit ekskluziv të Titos (FOTO)

Mediat kroate i kanë kushtuar një artikull vizitës së Presidentit kroat, Zoran Milanov me kryeministrin shqiptar Edi Rama në bregdetin shqiptar.
“Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanov, përdori jahtin e Marinës Kroate dhe një helikopter ushtarak për të kryer një vizitë private në Shqipëri me Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Anija luftarake “Ucka”, që mbante familjen presidenciale kroate, u ankorua në portin e Himarës për dy ditët e fundit”, shkruhet në artikull.
“Ucka” ka një histori pas saj, më herët quhej “Podgorka” dhe njihej si anija ekskluzive e Presidentit Jugosllav Josip Broz Tito.
Jahti u ndërtua në vitin 1963, dhe thuhet se Tito aty priste liderët botërorë të asaj kohe.
Në artikull shkruhet se në atë jaht janë pritur edhe udhëheqësi libian Muammar al-Gaddafi apo presidenti egjiptian Gamal Abdel Nasser.
Krahas politikanëve nuk mungonin as divat e Hollivudit si Elizabeth Taylor dhe Sophia Loren.
Që atëherë, ai ka qenë në dispozicion të presidentëve kroatë, dhe është përdorur nga Franjo Tudjman, Ivo Josipovic dhe tani nga Zoran Milanoviç.
Po ashtu “Uchka” mirëpriti anëtarët e Kombëtares së Futbollit Kroat, të cilët dolën në finale në Kupën e Botës në Rusi.
Në sallonin e saj “Uchka” ka një qilim nga më të shtrentët, Persian, i cili ka mijëra nyje thurrje në çdo centimetër katror, ndërsa anija ka katër kabina VIP, muret e të cilave janë të veshura me mëndafsh. Jahti është i gjatë 39 metra.