“Dy metra distancim social”, rregulli bazohet në shkencë të vjetëruar, ja çfarë kanë zbuluar studiuesit

Rregulli i mbajtjes së distancimit social prej dy metrash, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit bazohet në “shkencë të vjetëruar”, thanë studiuesit, sipas “Daily Mail”.

Sipas akademikëve, duhet të ketë “rekomandime të vlerësuara” për rregulla të ndryshme distancimi në ambiente të ndryshme.

Ekipi i studiuesve tha se kjo do të ofrojë mbrojtje më të madhe për njerëzit në ambiente me rrezik të lartë dhe liri më të madhe për njerëzit në ambiente me rrezik më të ulët.

Ata shtuan se kjo “mund të mundësonte rikthimin drejt normalitetit në disa aspekte të jetës shoqërore dhe ekonomike”.

Ata shkruajtën se disa nga hulumtimet tregojnë se distanca e sigurt prej dy metrash u botua për herë të parë në 1897.

Rregullat e distancimit duhet të marrin parasysh faktorë të shumtë, përfshirë llojin e aktivitetit, ambientet e brendshme kundrejt ambienteve të jashtme, nivelin e ventilimit dhe nëse maskat e fytyrës janë vënë apo jo, thanë ata.

Faktorë të tjerë të rëndësishëm përfshijnë kohëzgjatjen e ekspozimit, ndjeshmërinë e një individi ndaj infeksionit dhe ngarkesën virale të transmetuesit.

Hulumtimet nga vitet ‘40 supozojnë se distanca prej 2 metrash parandalon përhapjen e koronavirusit, pavarësisht “kufizimeve përsa i përket saktësisë” së studimeve të hershme, shkruanin ata.

Studime të reja kanë zbuluar se në rrethana të caktuara, spërklat nga një teshtimë e fortë ose kollë mund të përhapen deri në tetë metra.

Ndërkohë ata argumentojnë se pjesa më e madhe e hulumtimit bazohet në madhësinë e spërklave pa llogaritur ajrin e nxjerrë jashtë gjatë frymëmarrjes.

Në realitet, transmetimi është shumë më i ndërlikuar, kanë shkruar ata.

“Rregullat aktuale për distancimin e sigurt fizik bazohen në shkencën e vjetër”, sipas Nicholas Jones, nga Departamenti i Kujdesit Parësor të Universitetit të Oksfordit, Nuffield dhe kolegëve të tij.

“Shpërndarja e grimcave virale ndikohet nga faktorë të shumtë, përfshirë rrjedhën e ajrit. Provat sugjerojnë që Sars-CoV-2 mund të udhëtojë më shumë se dy metra përmes aktiviteteve të tilla si kollitja dhe bërtitja. Rregullat për distancimin duhet të pasqyrojnë faktorët e shumtë që ndikojnë tek rreziku, duke përfshirë ventilimin, okupimin dhe kohën e ekspozimit”, shtuan ata.

Autorët në fund thanë: “Distanca fizike duhet të shihet vetëm si një pjesë e një qasjeje më të gjerë të shëndetit publik për të përmirësuar pandeminë Covid-19. Ajo duhet të zbatohet së bashku me strategjitë e tjera, përfshirë higjienën e duarve, pastrimin, okupimin dhe menaxhimin e hapësirës së brendshme dhe ajrin, si dhe pajisjet e duhura mbrojtëse, të tilla si maska”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT