Meta flet për zgjerimin e Greqisë në detin Jon: Mbaj qendrimin e Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e 2009-ës, do mbroj interesin e vendit

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka siguruar shqiptarët se do të jetë gjithnjë në krah të tyre për të mbrojtur interesin e vendit.

Një ditë pas dorëzimit në parlamentin grek të projektligjit për zgjerimin e ujërave territorialë të Greqisë, 12 milje në Perëndim të Detit Jon, Meta thotë se “Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar njëherë marrëveshjen me Greqinë për Detin”, duke e konsideruar këtë një precedent të fortë kundër marrëveshjes.

Meta u shpreh nga Vlora se: Shqiptarët të jenë të sigurt se presidenti do të mbrojë interesin e vendit, shkruan Dosja.al.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT