Veprimtaria e agjentëve shqiptarë në shërbim të Serbisë kundër “muhamedanëve” (një raport austriak, si shiteshin ata me një orë)

Më 18 mars 1914 konsulli austriak Wenzel (Václav) Lejhanec shkruante nga Prizreni për dy shqiptarë që ishin agjentë të Serbisë.

I pari, kapedani i Mirditës, Kol Mark Kol Prenka, sipas konsullit austriak, angazhohej në bindjen e popullsisë fshatare katolike për të bashkëpunuar me serbët kundër “muhamedanëve” (shqiptarëve myslimanë).

Konsulli raportonte se Kol Mark Kol Prenka më datën 4 mars 1914 kishte shkuar nga Prizreni në Gjakovë dhe pas një qëndrimi të shkurtë atje kishte udhëtuar në Mirëditë.

Ai nuk e mori rrugën e shkurtër përmes Lumës për shkak se atje kishte disa armiq personal dhe frikësohej për jetën e tij.

Një agjent tjetër serb, sipas konsullit Lejhanec, ishte Dervish Bajram(i) nga Gorozhupi i Hasit, i cili më 12 të këtij muaji (mars 1914) është kthyer këtu nga Beogradi.

Të njohurve të tij ai u tregoi se gjenerali Jankoviq e kishte njoftuar edhe me Mbretin Petar.

Dervish Bajram(i) tha se nga gjenerali Jankoviq kishte marrë një dhuratë për kujtim – një orë prej arit.

Sipas konsullit duket se Dervish Bajram(i) kishte marrë dhuratë edhe rreth 2 mijë dinarë – së paku menjëherë pas kthimit nga Beogradi ai i lau borxhet e tij me para serbe.

Përktheu dhe përgatiti: E.R.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT