Kriza/ Rama i drejtohet Lukashenkos: Pranoje planin tonë!

Kryeministri Edi Rama ka shpalosur para Këshillit të OSBE-së në Vjenë planin e tij si President i radhës për të zgjidhur krizën bjelloruse e shkaktuar nga manipulimi i zgjedhjeve prej Alexander Lukashenko, gjë që ka provokuar dhe protesta popullore.

Rama i është lutur autoriteteve të Minskut, natyrisht në radhë të parë Lukashenkos që të planojnë planin e nisjes së bisedimeve, ku OSBE nuk do të jetë ndërmjetëse, por lehtësuese e dialogut.

Kryeministri shqiptar, i ka kërkuar autoriteteve bjelloruese në radhë të parë që të mos shkojnë te dhuna në radhe të parë, e më pas gjithçka të zgjidhet me mjete politike.

“Nuk na takon të hyjmë në çështjet e brendshme të Bjelloruese dhe shoqërisë që ka dalë në rrugë. Sado të forta janë ndjenjat kur shohim këto skena, nuk na takon të marrim anë. Nuk po kërkojmë dhe s’duhet të kërkojmë rolin e vjetëruar të ndërmjetësit ndërmjet dy palëve”, tha kryeministri shqiptar, duke dhënë një pozicion që mund të arrijë një pëlqim nga Minsku zyrtar dhe aleati kryesor i saj, Moska.

Rama ka kritikuar përdorimin e dhunës dhe arrestimet në protestat bjelloruse, përmendi arrestimet edhe të gazetarët, duke theksuar se është alarmuese.

Në radhë të dytë Rama përmendi humbjet e jetës dhe të zhdukur për të cilat ka thënë se janë alarmuese.

Rama ka përmendur një dokument të OSBE, ku thekson se mbrojtja e të drejtave të njeriut janë pjesë të vendeve anëtare dhe nuk u përkasin vetëm vendeve. Ne kemi të drejtë të rrimë mënjanë. Bjellorusia është një mik, por autoritetet duhet të na dëgjojnë, tha Rama.

Kryeministri shqiptar, në rolin e kreut të OSBE-së ka dizenjuar rolin që do të luajë ai në këtë krizë.

“Nuk mund të ketë tërheqje apo, por, këto janë parime dhe duhen respektuar. Bjellorusia nuk është vendi i parë që arrin në këtë moment dhe për fat të keq nuk ka të ngjarë që të jetë i fundit. Oferta që OSBE të bëhet lehtësuese, që ne të zhvillojmë këtë lloj, mjeti për funksionin e lehtësimit, për të luajtur një rol pozitiv, për lehtë e dialogut, për një proces, për këshillim, të qetë dhe pa tensione. Duhet të ketë dialog mes qeverisë dhe forcave të radhitura kundër saj dhe ne mund ta ndihmojmë këtë dialog. Sa më shpjet të nisë aq më mirë do të jetë, në Bjellorusi dhe në këtë organizatë, për të parandaluar përshkallëzimin. Duhet të ketë pajtim. Duhet të shikojmë përpara dhe jo pas. Ne mund të ndihmojmë, por nuk mund ta zgjidhim, duhet të zgjidhet në Minsk. Në këtë moment shenjat nuk janë të mira aspak, nuk ka dëgjesë, dialog dhe shkëmbim dhe mirëkuptim për të ndihmuar vendin. Në cilësinë time në krye të OSBE-së së bashku me ministren e jashtëm suedeze jam i gatshëm për të krijuar këtë mundësi, sa më shpejt, se koha vrapon, për të ndihmuar të shkrihet akulli për të nisur një proces dëgjimi mes dy palëve. Për të mbështetur popullin e Bjellorusisë për të zgjedhur vetë. Shpresoj që të ketë një përgjigje pozitive për këtë ofertë. Pas zgjedhjeve shprehu vullnet pozitiv. Kjo nuk është imponim, por e kundërta, OSBE ofron veten. Oferta vjen nga një organizatë që është gjithëpërfshirëse që krijon një orë mes lindjes dhe perëndimit”,tha Rama në Vjenë.

Ai shtoi se “Bjellorusia është një shtet anëtar i komunitetit tonë. OSBE është në një pozitë unike për të ndihmuar Bjellorusinë”.

“E di që disa prej tyre kanë ngritur çështjen e marrëveshjes me Ukrainën në vitin 2014, por të jemi të kujdesshëm që të mos nisim rolin e fajit që nga ajo kohë. Le të mësojmë të nxjerrim mësime nga dështimet dhe jo që dështimi të na pengojë. U takon bjellorusëve të vendosin se si do të ecin përpara. Ne do të sigurohemi që kjo të jetë gjatë gjithë kohës pa u përpjekur të imponojmë asgjë mbi ta. Duhet të biem të gjithë dakord që për situatën të ketë patjetër një ulje tensionesh. Organizata jonë mund të bëj të mundur perspektivat pozitive. Jam i gatshëm dhe jemi të gjithë, që të bëj të funksionoj në mënyrë të menjëhershme këto perspektiva. I bëj thirrje Bjellorusisë: Jepini një mundësi kësaj kërkese që përpiqet për dialog e pajtim. Ne ua detyrojmë këtë burrave, grave dhe fëmijëve të Bjellorusisë, që ata të përcaktojnë të ardhmen e Bjellorusisë përmes dialogut, dhe jo përmes dhunës”, tha ndër të tjera Rama

GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT