Menaxhimi i rasteve klinike e protokollet e përdorura për pacientët/ OBSH jep detaje pas vizitës në spitalin COVID2

Drejtoresha për Shqipërinë e OBSh-së, Dr. Bettina Menne, vizitoi dy ditë më parë Spitalin COVID2 në Tiranë, ku pati edhe diskutim të thelluar me drejtorin e këtij spitali, Prof. Dr. Perlat Kapisyzi.

Me një postim në Facebook, OBSH në Shqipëri bën me dije se Menne u informua në hollësi mbi punën e spitalit, sfidat që stafi i tij përballon si edhe mbi nevojat që shtrohen.

Po ashtu, Drejtoresha për Shqipërinë e OBSh-së, pyeti hollësisht për menaxhimin e rasteve klinike dhe të protokolleve të përdorura për pacientët.

Në takim u diskutuan edhe nevojat për burime njerëzore, planet e kapërcimit të gjendjes, mundësitë për rritjen e kapaciteteve të testimit dhe pajisjeve të tjera diagnostike të disponueshme në spital.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT