Marrëveshje me Greqinë? Rama reagon sërish për detin: Është për të vënë duart në kokë që…

Kryeminstri Edi Rama ka oflur sërish për çështjen e detit pas lajmeve të fundit se Greqia ka hyrë 12 milje në Jon.
I ndodhur në Shijak për rindërtimin e banesave nga tërmeti i 26 nëntorit, Rama tha se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë për detin dhe se negociatat janë ndërprerë që kur atje u ndryshua qeveria.
Rama shtoi se madje nuk ka as grup negociator, i cili do të kalojë patjetër nga Presidenti për të marrë besimin.
“Mund të jetë konsipracion për detin… se është për të vënë duart në kokë se ka njerëz që nuk besojnë dhe ata që e firmosën atë marrëveshjen e famshme i kanë dalë detit në mbrojtje nga ne.
Kuptojeni të gjithë, s’ka marrëveshje, nuk është arritur. Negociatat janë ndërprerë qysh kur u ndryshua qeveria në Greqi. Grupi negociator kalon edhe përmes Presidentit. Të thuash sot bëj transparencë për diçka që nuk ekziston është qesharake dhe dashakeqase. Ky popull është i mencuar, kush e merr për budalla e pëson. Kjo është një tjetër arsye pse do ta pësojnë përsëri ata që duan ta bëjnë për budalla me këtë historinë e detit.