Fluks i madh në RINAS, nuk respektohet distanca për Covid-19 (FOTO)

Hapja e kufijve me disa vende, ka bërë që shumë shqiptarë t’i kthehen ritualit të tyre të udhëtimeve.

Me disa që dalin jashtë vendit me pushime e disa të tjerë që kthehen në vendet ku jetojnë, në aeroportin e Rinasit është kthyer fluksi i madh i njerëzve.

Siç duket dhe nga foto e siguruar nga Gazeta “Shqip” duke turma e madhe e njerëzve që presin në radhë në ambientet e brendshme të aeroportit.

Por asnjëri prej tyre nuk e ka respektuar një prej masave më të rëndësishme anti-Covid, distancimin.

Edhe pse të pajisur me maska, njerëzit duken shumë ngjitur njëri-tjetrit.

Fluks i madh në RINAS, nuk respektohet distanca për Covid-19 (FOTO)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT