Numërohen 98.8% të votave në Malin e Zi, Gjukanoviç siguron fitoren, shqiptarët marrin…

Ka përfunduar thuajse numërimi i fletëve të votimit pas zgjedhjeve të së dielës në Mal të Zi dhe konstatohet një fitore e partisë DPS të Milo Gjukanoviçit.

Partia e tij ka fituar më një avantazh të lehtë ndaj partive pro serbe.

Pavarësisht fitores, Gjukanoviçit i duhet një koalicion për të siguruar shumicën në parlamentin malazez që ka 81 vende.

Ndërkohë, dy koalicionet shqiptare kanë arritur synimin, duke siguruar dy deputetë në Kuvendin e Malit të Zi. Kështu, Lista Shqiptare deri më tani ka marrë 1.54% të votave, duke siguruar kështu një mandat, si dhe Koalicioni Shqiptar ka siguruar 1.37% të votave, duke siguruar edhe ky një mandat deputeti.

Qendra për Transicionin Demokratik ka treguar rezultatin e numërimeve deri më tani.

Raportohet se deri më tani, janë përpunuar 265 nga 268 qendra votimi ose 98.8% e votave.

Rezultatet janë si më poshtë:l

1. Social Demokratët 4.13%

2. Partia Boshnjake 3.80%

3. SDP 3.09%

4. E zezë dhe e bardhë 5.53%

5. Koalicioni Shqiptar 1.37%

6. Vendimtar për Malin e Zi 35.44%

7. Për të ardhmen e Malit të Zi 32.82%

8. Lista shqiptare 1.54%

9. Paqja është kombi ynë 11.94%

Back to top button
LAJMET E FUNDIT