“Shtrëngoni dhëmbët edhe pak”/ Mjeku epidemiolog jep lajmin e mirë për rastet me Covid-19

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti duket shpresëplotë se numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë është drejt uljes.
Alimehmeti bën një bilanc të shifrave të dy ditëve të fundit, dje dhe pardje dhe sipas tij fillimi i rënies së të infektuarve është afër.
“Forca miq! Shtrëngoni dhëmbët edhe pak”, shkruan ai ndër të tjera.
Postimi i mjekut
– SUPER!
– Dy dite rresht me sinjale te mira!
– Dje: 112 raste te reja nder 801 testime.
– TPP 112 / 801 = 14.0%
– Sot: 84 raste te reja nder 796 testime.
– TPP 84 / 796 = 10.6%
-Javen e kaluar TPP ishte 19%.
Kujtoj qe benchmarku i OBSH-se eshte TPP <10%, per te treguar nje gjurmim te kenaqshem te rasteve. - Gjithashtu, per tre dite rresht numri i te sheruarve eshte me i larte se rastet e reja. - Sot: 97 te sheruar dhe 84 raste te reja. - Dje: 132 te sheruar dhe 112 raste te reja. - Pardje: 158 te sheruar dhe 156 raste te reja. - Le te shpresojme qe kjo ecuri do te vazhdoje edhe ne ditet ne vijim. ? Forca miq! Shtrengoni dhembet edhe pak. - Fillimi i renies duket se eshte afer!