VIDEO: Pa asnjë masë mbrojtëse, mjekët në QSUT transportojnë mes grumbullit të njerëzve pacientin me Covid, të afërmit qëndrojnë pranë tij

Mjekët në QSUT kanë transportuar një pacient me COVID-19 pa marrë asnjë masë mbrojtëse.

Gjithçka shihet qartë në videon e publikuar nga JOQ, ku pacienti i shtrirë në barelë futet në ambulancë dhe pritet që të transportohet drejt një godine tjetër.

Pranë tij, nuk ndodhen vetëm mjekët, por familjarë dhe qytetarët të tjerë, shumica e të cilëve nuk kanë as maskë.

Personi që ka bërë denoncimin shprehet se është e frikshme dhe nuk ke siguri të shkosh në QSUT, ku mjekët janë të parët që shkelin rregullat.

“Pershendetje joq albania kjo video u regjistrua pak minuta m par kur te urgjenca e qsut po trasformohej nje pacjent me covid 19 ku sic e shihni dhe vet ndaj mjekve ska asnje lloj sigurie per te parandaluar perhapjen e covid 19 asnje mas sigurie kemi frik te shkojm dhe me orgjencen ne qsut anoni plz”,shprehet qytetari, që ka xhiruar edhe videon.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT