RAPORTI: Kosova, e para në botë me numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19 në raport me popullsinë

Kosova gjendet në vend të parë në botë për vdekjet nga Covid-19.

Kjo bëhet e ditur në raportin e të dhënave të fundit mbi vdekshmërinë nga koronavirusi.

Sipas të dhënave, Kosova është aktualisht një nga vendet më të prekura nga koronavirusi.

Kohët e fundit Kosova ka regjistruar 54.2 vdekje për milion banorë, duke lënë pas edhe  Kolumbinë e cila ishte vendi me vdekshmërinë më të lartë në botë deri javën e kaluar.

Është e trishtë të konstatosh këtë nivel të lartë vdekshmërie në Kosovë, ku më tepër se gjysma e popullsisë 1.8 milionëshe është nën 25 vjeç.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar 9 të vdekur dhe 115 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Numri total i rasteve pozitive, me këto të fundit, ka arritur në 13.215.

Dje janë shëruar 116 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.355 raste.

Numri i rasteve aktive është 3.352.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të premten se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtruar 475 pacientë, prej tyre 370 janë të prekur me koronavirus.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT