Letra/ Yuri Kim mesazh të fortë Ramës, Bashës e Kryemadhit: Mbani kriminelët jashtë listave, do mbani përgjegjësi

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim iu ka dërguar një letër krerëve të partive politike para se të caktohen kandidatët për deputetë.

Në letrën drejtuar, Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, ambasadorja Kim bën apel që kandidatët për deputetë të kalojnë në vetting.

“Inkurajojmë gjithë partitë të kontrollojnë kandidatët dhe të kandidojnë vetëm ata që respektojnë votuesit shqiptarë. Të gjitha partitë të bëjnë vetting të kandidatëve. Do të mbani përgjegjësi për kandidatët”, thuhet në letrën e ambasadores.

Në mesazhin e ambasadores thuhet se ‘SHBA do të vijojë që të luftojë korrupsionin dhe do të qëndrojmë krah atyre zyrtarëve që e luftojnë’.

”Edhe pse individët janë përgjegjës për të treguar historikun kriminal, krerët e partive duhet të sigurojnë integritetin dhe vërtetësinë e deklarimeve të personave që kërkojnë të zgjidhen nën siglën e partisë së tyre”, thotë Kim në letrën dërguar kryetarëve të partive politike shqiptare.

“Siç e dini, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të luftuar korrupsionin dhe mbështesin këdo që kërkon të ndalojë zuyrtarët e korruptuar të veprojnë të pandëshkuar dhe në mënyrë të paligjshme. Ne do të vazhdojmë të ndalojmë hyrjen në vendin tonë të personave të korruptuar, ju mund të keni rolin tuaj në këto përpjekje duke i mbajtur këta persona jashtë listave tuaja”, shton Kim.

 

Letra/ Yuri Kim mesazh të fortë Ramës, Bashës e Kryemadhit:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT