Zgjerimi i detit, ministri i Jashtëm grek: Do arrijmë një marrëveshje me Shqipërinë ashtu si me Egjiptin dhe Italinë, dialogu nis së shpejti

Ndryshe nga sa deklarohet nga qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama, diplomacia greke po ndërmerr hapa konkretëpër çështjen e zgjerimit detar të shtetit helen, dhe kjo është konfirmuar nnga ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, sipas Fax News.
Ai i tha Real News-it grek gjatë një interviste, se së shpejti do të fillojnë negociatat me Shqipërinë për detin, dhe duhet më shumë se kurrë autoritetet shqiptare duhet të jenë të qarta dhe t’i përgjigjen pyetjes konkrete: Për çfarë po negociohet për aq kohë sa shteti fqinj nuk ka synime të futet në hapësirat ujore tonat?
Por nuk është kjo e gjitha, pasi Dendias paralajmëroi edhe nisjen së shpejti të dialogut me Shqipërinë përmes të cilit thotë ai, do të ketë marrëveshje edhe me vendin tonë, ashtu si me Egjiptin dhe Italinë.
Sipas kryediplomatit,. Shteti i tij është për dialog dhe promovimin e tij dhe shton se nuk do të ketë kërcënime, fyerje dhe provokime si me Shqipërinë ashtu dhe me Turqinë.
“Greqia ka dëshmuar se promovon dialog me të gjithë fqinjët e saj pa përjashtim. Përmes dialogut të sinqertë kemi arritur marrëveshjet me Egjiptin dhe Italinë dhe përmes dialogut kemi arritur nënshkrimin e marrëveshjes së mbrojtjes me SHBA. Përmes dialogut, i cili do të fillojë së shpejti, ne do të arrijmë një marrëveshje me Shqipërinë.
Ne diskutuam me Haiko Maas të dy mirëseardhjen që kemi për Gjermaninë për të luajtur një rol konstruktiv në de-përshkallëzimin e tensioneve të shkaktuara nga fqinji ynë, dhe pozicionin e vendosur të vendit tonë që ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog me Turqinë. Unë isha i qartë, megjithatë, se nuk mund të ketë dialog nën kërcënime, fyerje dhe provokime ose kur të drejtat tona sovrane po shkelen.
Deri më tani, sjellja sistematike delikuente e Turqisë i ka bërë deklaratat e saj rreth gatishmërisë për dialog bosh dhe pretenduese. Dialogu kërkon de-përshkallëzim dhe një kornizë të qartë të referencës që nuk mund të jetë askush tjetër përveç Ligjit Ndërkombëtar, Ligjit Detar Ndërkombëtar dhe rregullave të fqinjësisë së mirë. Nuk mund të ketë dialog jashtë këtij kuadri të vetëkuptueshëm”, tha Dendias.