“Kënaqësi kur shoh duart e tim ati”/ Rama nxjerr videon e veçantë nga Vlora

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka kujtuar 100-vjetorin e luftës së Vlorës.
Ai ka postuar një video ku tregon me krenari se këtë monument e ka bërë babai i tij Kristaq Rama, duke shtuar se në të gjenden kujtimet e luftës së popullit vlonjat.
Postimi i Ramës
MIRËMËNGJES! Në këtë ditë të veçantë të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, kur duke ju uruar një ditë të mbarë nuk e fsheh dot kënaqësinë që më jep kjo video e monumentit ku shoh duart e tim eti, Kristaq Ramës, s’rri dot pa ju thënë se ndjehem bukur, shumë bukur, për faktin se kushdo që do ta përkujtojë atë luftë do të përulet përballë kësaj vepre, e cila e mbart me seriozitet përballë kohës që ikën barrën e kujtimit për Luftën e Vlorës??
#RESPEKT?