Dialogu Kosovë-Serbi në SHBA, këshilltari i Trump: Do propozojmë çdo çështje, palët vendosin vet nëse duan të diskutojnë për to

Këshilltari special i Trump, Richard Grenell, shprehet se në fokus të takimit të 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, do jenë vetëm çështjet ekonomike. Mirëpo, në ai nuk ka përjashtuar as mundësinë që çështje të tjera të hapen në bisedime.
I pyetur nëse ekziston mundësia që të ketë një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë të ngjashme me atë që nënshkruan Emiratet e Bashkuara Arabe me Izraelin, Grenell tha se palëve në dialog do t’iu propozohet çdo çështje dhe do të jenë ato që do të vendosin më pas nëse do duan të diskutojnë ose jo.
“Shiko, nuk e di nëse mund t’i përgjigjem kësaj pyetje, kjo sepse ne do të hedhim në diskutim çdo çështje. Ne do t’i testojmë palët nëse janë të gatshme ose jo, nëse ekziston apo jo dëshira që palët të flasin rreth këtyre çështjeve. Mendoj se do të propozojmë çdo çështje. Por, vendimi do të mbetet në dorën e palëve nëse donë që t’i ecin përpara”, u shpreh Këshilltari i Posaçëm i presidentit Trump.