Halit Valteri publikon logon, ja partia më e re në vend

“Lëvizja Demokratike Shqiptare” quhet partia më e re në vend. Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri, ka publikuar në facebook logon e partisë së re me të cilën do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.

Më herët, Valteri kishte paralajmëruar këtë nismë, ndërsa pati deklaruar se grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re në shtator.

Pritet që pjesë e partisë të jetë edhe Myslym Murrizie Korab Lita, ndërsa nuk dihet ende nëse do t’i bashkohet edhe Rudina Hajdari.

Halit Valteri publikon logon, ja partia më e re në vend

Back to top button
LAJMET E FUNDIT