“Lazarat në Spanjë”/ Trafikantët shqiptarë kthejnë Pirenej në “male të kanabisit”

Sado e pazakontë të duket, trafikantët e mëdhenj shqiptarë kanë arritur të prodhojnë sasi të mëdha kanabisi në thellësitë e territorit të pabanuar, të thyer dhe malor në majat e mëdha të maleve Pirenej në anën Spanjolle.
Media spanjolle “elconfidencial” shkruan se plantacione të mëdha ruhen nga njerëz të armatosur të cilët rekrutohen nga ish-ushtarakë të Evropës Lindore.
Trafikantët shqiptarë të drogës janë zhvendosur në Pirenej dhe e kanë kthyer marrëveshjen e vjetër në një biznes më serioz dhe potencialisht më të rrezikshëm.
Që nga viti i kaluar, autoritete spanjolle kanë shkatërruar katër plantacione në Aragon dhe disa të tjera kanë rënë në Katalonjë, dhe të gjithë ishin në të njëjtën rrip të Para-Pirenejve, pothuajse në të njëjtën gjerësi. Ekziston një model i përsëritur që konsolidon idenë se trafikantët e drogës po përpiqen të përdorin këto male për të zgjeruar biznesin.
Para-Pirenejtë është brezi më jugor i Pirenejve të të gjithë vargmalit. Malet dhe luginat e kësaj zone karakterizohen nga lartësi më të ulëta se ato të sektorit qendror të Pirenejve. Ka pak maja në Para-Pirenej që tejkalojnë 2000 metra.
Media spanjolle shkruan se në imitim të asaj që narkotët kanë provuar tashmë në Shqipëri, kampe të shpërbërë nga policia ishin krijuar për të strehuar punëtorët e për periudha të gjata kohore. Për këtë, atyre u sigurohet sasi e madhe e ushqimit që nuk prishet.
“Fenomeni që ju përmendni lidhet me një pjesë shumë më të errët të biznesit që duket se është se ata po përpiqen të eksportojnë. Ne po flasim për mafiet shqiptare dhe një vend me një kulturë të rrënjosur thellë të paligjshmërisë dhe korrupsionit, ku sasi të mëdha marihuane po prodhohen nën mbrojtjen e policisë”, thotë drejtuesi i hetimeve.