Pas Uashingtonit, Brukseli thërret në takim Vuçiç e Hotin

Pas takimit në Uashington, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç do të takohen në Bruksel të hënën e ardhshme, 7 shtator, për të zhvilluar një raund tjetër të dialogut në nivelin më të lartë politik.

Lajmin e bëri të ditur Zëdhënësi i BE, Peter Stano. Ai njoftoi se në prag të takimit të Brukselit, do të mbahen takime ekspertësh në të cilat do të vazhdojë diskutimi mbi çështjet tashmë të hapura: personat e zhdukur dhe të zhvendosur, si dhe bashkëpunimin ekonomik.

Këto bisedime do të zhvillohen gjatë gjithë fundjavës, pra të shtunën dhe të dielën.

Ndërkohë, Vuçiç dhe Hoti do të takohen në kryeqytetin amerikan, Uashington, në një takim të planifikuar për 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT