Dy pacientë vdiqën pasi u vetëhodhën tek Sanatoriumi, gazetari: Edhe një tjetër tentoi, por u mbajt e fshehtë

Mbrëmjen e sotme në spitalin Shefqet Ndroqi ka ndodhur një ngjarje e rëndë, e përsëritur në po të njejtin spital.

Një pacient 65-vjeçar nga Kruja në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i katërt i spitalit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se pacienti me inicialet M.H., 65-vjeç, nga Fushë-Kruja, kishte rreth dy ditë i shtruar në spital pasi ishte prekur nga koronavirusi. Ky është rasti i dytë që një pacient i prekur me koronavirus është vetëvrarë duke u hedhur nga spitali.

Në datën 13 gusht, 29-vjeçari Xhino Koça i dha fund jetës në të njëjtën mënyrë. Ndërkohë gazetari Erion Skëndaj në një lidhje direkte për news24, tha se më herët edhe një pacient tjetër tentoi të vetëhidhej në kushte të rënduara psikologjike, por u ndalua në kohë nga stafi mjekësor.

Skëndaj thotë se ky rast u mbajt i fshehtë dhe nuk u raportua. Ai gjithshtu bën me dije se përsa i përket shifrave të vdekjeve nga Covid-19 në vendin tonë, duhen marrë me rezerva sepse ka shpeshherë ka pasur akuza nga opozita apo mediat, për mosraportim të saktë të tyre.

Gazetari thekson faktin se, duke qenë kjo e sotmja një ngjarje e përsëritur, spitalet Covid duhet të marrin masa, pasi pacientëve u duhet një mjek psikolog.

Ata përballen çdo ditë me ngjarje të rënda siç janë të infektuarit e rinj që shtrohen në spital, apo dhe pacientët që humbin jetën, dhe mund të jenë në një dhomë me ta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT