Raporti i “EuCham”/ Basha: Me qeverinë time ekonomia do të marrë frymë, me taksa të ulëta, mbështetje për sipërmarrjen

Kreu i PD-se, Lulzim Basha, duke iu reeruar raporton te fundit te EuCham që e rendit Shqiperine ndër tre vendet e fundit në Evrope për të bërë biznes, thekson se ky eshte nje tjeter konfirmim se qeveria Rama ka deshtuar.

Me nje shenim ne llogarine e tij ne Twitter, Basha, nenvizon se me Ramen Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon, më pak tërheqëse për investime.

Ai thekson se me planin e PD, ekonomia do te nise frymemarrjen, do te rriten investimet, punesimi dhe do te garantohen te ardhura dinjitoze per te gjithe.

Basha publikon në Twitter raportin e EuCham:

Raporti i fundit i EuCham që e rendit Shqiperine ndër tre vendet e fundit në Evrope për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë.

Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon, më pak tërheqëse për investime.

Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta, mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune.

Me planin tonë ne do të kemi do të luftojmë konkurencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT