Fotografohet specia në zhdukje në trojet shqiptare, të mbrohet me ligj pasi gjahtarët duan ta…

Një specie e rrallë është fotografuar në Kosovë. Fotografi Arian Mavriqi ka arritur të shkrepë foto të një prej specieve që është e rrezikuar për zhdukje, ulkonjës së zezë.
“Ulkonja e zezë (specie e rrezikuar për zhdukje)!
Fotografitë që po i shihni i realizova sot gjatë një rutine në kërkim të fotografive nga bota e egër sa ishim bashkë me shokun Besnik Jakupi në Komunën e Kamenicës (lokacionin e saktë e mbajmë të fshehtë shkaku i gjahtarëve) dhe momentin që e pamë ishim të mahnitur nga pamja shumë e bukur dhe shikimi kureshtar që bëri në drejtim tonin.
Për fat të keq kjo specie kërkohet për tu vrarë dhe për vendin tonë do ishte humbje e madhe nëse nuk mbrohet me ligj! Shpresojmë në vetëdijësimin e shoqërisë që te ruhen këto pasuri tonat sepse një bukuri të tillë në vendet tjera munden vetëm ta ëndërrojnë.”, ka shkruar Mavriqi, ndërsa ka publikuar edhe fotot që ka shkrepur.


