Haga “nuk i ndahet” Kosovës, edhe ish-kryeministri Agim Çeku kërkohet si i dyshuar

Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku është ftuar për tu marrë në pyetje nga Gjykata Speciale e Hagës.

Çeku është thirrur në cilësinë e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Dje kam marrë ftesë nga Specialja, në cilësinë e të dyshuarit dhe do të udhëtojë atje më 28 shtator”, ka thënë Çeku.

Në Gjykatën e Hagës më herët u thirrën për tu marrë në pyetje Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, pas dyshimeve si të përfshirë në krime lufte.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT