Rama pranon ftesën e Metës, nesër në Presidencë për të diskutuar për…

Kryeministri Edi Rama ka pranuar ftesën e Presidentit Ilir Meta për takimin në Presidencë, me qëllim caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme.
Takimi do të mbahet nesër rreth orës 11:00, ndërsa më pas në Presidencë prite të mbërri kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Dy ditë më parë, Presidenti Ilir Meta i nisi krerëve të grupeve parlamentare një shkresë, ku u kërkonte palëve politike të takoheshin këtë të premte në presidencë për të vendosur një datë zgjedhjesh.