Mediat serbe: Amerika i kërkon Serbisë të njohë Kosovë, ja letra që ju vu përpara Vuçiç në Uashington

Mediat serbe raportuan sot pak pas nisjes së takimit në Uashington, se Presidentit Aleksandër Vuçiç i ishte vënë përpara një letër, ku i kërkohej njohja e Kosovës.
Ndërkohë, gazeta ‘Blic” ka publikuar edhe pikën, në të cilën SHBA kërkon nga Serbia njohjen e Kosovës.
“Të dy palët janë të përkushtuara në njohjen reciproke, mbrojtjen e pakicave etnike, kthimin, zgjidhjen e statusit të individëve dhe pajtohen që të hapin zyra për mbrojtje dhe raporte vjetore për të drejtat e pakicave”, thuhet në pikën 10 të letrës që Uashingtoni i vuri Vuçiç përpara.
Përtej njohjes pika 10, kërkon nga të dy vendet që të përkushtohen për mbrojtjen e pakicave etnike, zgjidhjen e statusit të individëve dhe hapjen e zyrave për mbrojtjen e tyre si dhe raporte vjetore për të drejtat e pakicave.