Në tavolinë pika e nxehtë/ Vuçiç: Nesër mund të ketë marrëveshje finale, por nuk ka…

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas mbledhjes me palën kosovare në Shtëpinë e Bardhë, raportohet të jetë shprehur se amerikanët e kanë dëgjuar delegacionin serb.
Sipas tij, këta të fundit, kanë kërkuar të hiqet pika e marrëveshjes ku kërkohet njohja e Kosovës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, thotë se ka refuzuar kategorikisht letrën me 16 pika, ku në një prej tyre flitej edhe për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë.
Sipas tij, pas refuzimit që bëri, pala amerikane e hoqi atë nga tavolina e diskutimeve.
“Dokumentin e parë që e kemi marrë kishte titullin Normalizimi ekonomik. Më pas, organizuatori na shpërndau një dokument tjetër, ku ne nuk kishin qasje më herët. Ajo letër ishte e tmerrshme, i kishte 15 apo 16 pika, e njëra prej tyre fliste për njohje reciproke. Unë e refuzova këtë. Ky nuk është kurrfarë lajmi, gjëja e vetme ishte se ne thamë që kjo nuk ka nevojë të qëndrojë në një dokument për stabilizimin ekonomik. Nga kabineti i Trumpit u treguan fer dhe dëgjuan. Në dokumentet tjera, kjo pikë më nuk ishte”, ka thënë Vuçiç pas takimit me Hotin me ndërmjetësimin e SHBA-së, përcjellin mediat serbe.
Sipas tij nuk ka njohje reciproke ne kete takim. Presidenti serb shtoi se në takim, Serbia nuk ka humbur asgjë, se për të ishte gjithçka formale.
“Nëse arrijmë të shtyjmë para edhe ca gjëra të vogla, do të isha i kënaqur, A do t’ia dalim? Këtë nuk mund ta them”, ka thënë ai.