Rudina Hajdari hedh poshtë zërat për parti me Murrizin: Ja me kë do të bashkohem për zgjedhjet e ardhshme!

Deputetja Rudina Hajdari hedh poshtë zërat se do të jetë pjesë e partisë së Myslim Murrizit.
Vet Hajdari ka treguar se do të krijojë një parti të re me Nismën Thurje, një lëvizje e përbër nga aktivistë dhe intelektualë të jetës publike. Deputetja është shprehur gjithashtu se bashkë me anëtarët e Nismës kanë nisur mbledhjen e firmave për zyrtarizimin e saj.
“Gjej rastin të falenderoj të gjithë ata që pas videos janë regjistruar në Website-n Rudina Hajdari.al. I ka tejkaluar pritshmëritë e mia dhe jam e lumtur që njerëzit do bëhen pjesë e një iniciative që do ndryshojë politikën shqiptare. Partitë e vjetra janë kthyer në parti që u shërbejnë individëve, janë kthyer në SHPK. Dua të krijohet një formacion politik tu shërbejë njerëzit. Kjo parti po krijohet me një ekip të ri intelektualësh dhe duan që kjo parti të jetë e njerëzve. Absolutisht jo, nuk bëhem pjesë e një partie në këtë rast të z.Murrizi.
Unë bashkë me të rinj të tjerë, me organizata të tjera siç është “Nisma Thurje” që kanë hedhur hapat e para për t’ju bashkuar publikut për një alternativë të hapur të gjerë, dhe gjatë rrugës do bashkohemi. Kemi marrë përsipër për të udhëtuar javët e ardhshme në rrethet e ndryshme të Shqipërisë dhe për ti kërkuar shqiptarëve se si duan ata të qeveriset Shqipëria në të ardhshmen”, u shpreh Hajdari.
Ndërkohë, dje kjo lëvizje ka publikuar dhe një video me mesazhe nga disa prej anëtarëve të saj që tregojnë qëllimin dhe fokusin e Nismës Thurje. “Ky mesazh është për ty dhe këdo që kërkon ndryshim. Që kërkon një rrugë të re, që të bëhemi bashkë, për të ndryshuar realitetin që kemi patur për 30 vjet”, thotë Endri Shabani, aktivist.