Marrëveshja Kosovë-Serbi, Trump: Historike, bashkëpunim me kushte të rëndësishme për dekada

I pranishëm gjatë firmosje së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, Presidenti i SHBA, Donald Trump e quajti atë “historike”.

Në një fjalim, Trump tha se të dy vendet kanë marrë një angazhim për një bashkëpunim me kushte shumë të rëndësishëm për dekada

“Jam i kënaqur t’ju njoftoj një angazhim që Serbia dhe Kosova janë angazhuar historik për një bashkëpunim me kushte shumë të rëndësishëm për dekada, pas një historie tragjike, duke u fokusuar tek rritje ekonomike, mendoj se do të funksionojë mjaft mirë të punojmë me të dyja palët për bashkëpunim ekonomik. Kosova dhe Serbia kanë njerëz të mrekullueshëm që e duan vendin e tyre. Ka pasur në të kaluarën shuam vdekje dhe kemi bërë shumë punë or arritjen e një paqeje, Kosova dhe Izraeli kanë vendosur të vendosin marrëdhënie diplomatike. Serbia ka vendosur të hapë një zyrë tregtare në Jeruzalem dhe ky është një hap i madh përpara. Ka pasur guxim të madh nga të dy Presidentët që u takuan sot, të vijnë në Uashington për të realizuar këto angazhime. Botën e kanë bërë më të sigurt, un pres me padurim që Kosova dhe Serbia të arrijnë progres në marrëdhëniet ekonomike dhe mezi pres të shkoj tek të dy vendet. Është vërtetë historike”, tha Trump.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT