Netanyahu: Kosova do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha këtë të premte se Kosova do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin.

Deklarata vjen menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës, marrëeshje që u firmos sot në Shtëpinë e Bardhë, ku i pranishëm ishte edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Trump e quajti historike marrëveshjen dhe tha se Izraeli ka vendosur të normalizojë marrëdhëniet dhe të hedhë themelet e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Netanyahu gjithashtu falenderoi presidentin serb Aleksandër Vuçiç për “vendimin që të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit” duke zhvendosur aty ambasadën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT