FOTO: “Shikoni këto dy foto të kuptoni që jemi peng i bastardëve”. Aktivisti boton foton e Vlorës italiane të viteve ’30, në rrjet ka debat: “Fajin e kemi ne qytetarët vetë”

Shikoni keto dy foto! Njera eshte projekti Italian i zhvillimit te Vlores ne vitet ’30 te shekullit te kaluar, tjetra eshte Vlora sot.

Ndryshe nga rregullsia e blloqeve te banimit qe kishte projekti Italian para nje shekulli, sot Vlora paraqitet si nje mase ndertimesh pa rregull e kriter, pa simetri e bukuri, tamam si koha qe po kalon Shqiperia e marre peng prej bastardeve – shkruan Arben Abazaj një aktivist i njohur në rrjete sociale, banor i qytetit, i cili ka publikuar fotot.

Opinioni i tij gjen mbështjetje të fortë nga komentuesit.

“Rrofshin” ata që e bënë Sarandën më keq se Vlorën! – ironizon një ndjekës.

“Fajtore jane te gjithe per kete katrahure qe ka ndodhur, qe nga ne qe kemi votuar dhe asnjeher s’kemi kerkuar llogari, qe nga keshilltaret pa dinjitet e integritet te cilet nder vite thjesht kane ngritur kartonin si dordoleca ne sherbim te kryetareve per te miratuar planet urbanistike qe ndryshonin cdo 6 muaj, dhe sigurisht dhe kryetaret e bashkise te cilet e kane lejuar kete masaker. Gjithsesi per mua fajtori kryesor eshte komuniteti i cili asnjeherë nuk ka ditur te ngreje zerin per problemet e qytetit” – shkruan një tjetër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT