Yuri Kim për dakordësinë mes Kosovës dhe Serbisë: Hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkan

Marrëveshja e arritur mes Serbisë dhe Kosovës është përshëndetur edhe nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim!
Ajo shkruan se ky është një hap shumë i rëndësishëm për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor. Duke u përqëndruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet arritën një marrëveshje për bashkëpunimin ekonomik në një gamë të gjerë çështjesh”, shkruan Kim.